Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot pritet të nis procesi i rinumërimit të dymbëdhjetë vendvotimeve

Rinumërimi i votave nxjerr ndryshime në renditjen e subjekteve politike, AAK kryeson pas kutive të para

Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë ka nxjerrë në pah ndryshime në raportet mes subjekteve politike, bazuar në të dhënat e publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas rezultateve aktuale të rinumërimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryeson me 51.19 për qind të votave, përkatësisht 387 vota, duke u renditur e para në këtë fazë të procesit. Në vendin e dytë renditet Lëvizja VETËVENDOSJE!, me 31.88 për qind të votave apo 241 vota, ndërsa diferenca mes saj dhe AAK-së mbetet e dukshme. Lidhja Demokratike e Kosovës, pozicionohet e treta me 11.11 për qind, që përkthehet në 84 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 4.63 për qind të votave, apo gjithsej 35 vota. KQZ-ja ka bërë të ditur se këto rezultate bazohen vetëm në rinumërimin e tri kutive të votimit, ndërsa procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Autoritetet zgjedhore kanë theksuar se shifrat përfundimtare mund të ndryshojnë me përparimin e rinumërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Fadil Demaku: Hashim Thaçi, ka rol jetik në dekadat e fundit që edhe mohuesit nuk mund ta mohojnë

Fadil Demaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka mbështetur fuqishëm figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi, …