Ambasada Britanike përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka kujtuar sot 45 viktimat e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, që ndodhi më 15 janar 1999. Në ceremoni përkujtimore u përfaqësua nga zëvendësambasadori Paul O’Connor, i cili vendosi kurora lulesh dhe nderoi jetët e humbura të pafajshme, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe duke rikonfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për drejtësinë dhe kujtesën historike të Kosovës. “Sot përkujtojmë viktimat e masakrës së Reçakut. Ky akt barbar ndaj 45 civilëve shqiptarë, të pambrojtur dhe paarmatosur, është kujtesë e përjetshme e vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe thirrje për drejtësi”, tha O’Connor. Ambasada e Britanisë së Madhe vlerëson rëndësinë e mbajtjes së gjallë të kujtesës historike dhe konfirmon angazhimin për të mbështetur përpjekjet për njohjen e të vërtetës dhe përkujtimin e të rënëve për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar qytetarët e Kosovës që ndodhen …