Gjykata Speciale: Paralajmërim për ndalim të deklaratave politike dhe “fyese” në përmbylljen e gjykimit

Gjykata Speciale në Hagë kanë vendosur kufizime të rrepta për fjalën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit gjatë seancave të deklaratave përmbyllëse, duke paralajmëruar se nuk do të tolerohen deklarata politike apo komente që konsiderohen fyese ndaj palëve, dëshmitarëve apo viktimave. Zëdhënësja, Angela Griep, ka bërë të ditur se trupi gjykues ka urdhëruar që, nëse të akuzuarit dëshirojnë të flasin ose të jenë të pranishëm në sallë gjatë këtyre seancave, ata duhet t’u përmbahen rreptësisht këtyre kufizimeve. Ky qëndrim po shihet si një tjetër shtrëngim i hapësirës për mbrojtje publike dhe politike të ish-krerëve të UÇK-së, në fazën më të ndjeshme të procesit gjyqësor. deklaratat përmbyllëse do të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt dhe nga 16 deri më 18 shkurt 2026. Prokurorisë i janë ndarë gjithsej 8 orë, mbrojtjes së viktimave 3 orë, ndërsa secilit ekip mbrojtës të të akuzuarve nga 4 orë e gjysmë. Për pyetje shtesë nga trupi gjykues janë rezervuar edhe 2.5 orë. Griep ka theksuar se palët do të kenë të drejtë t’u përgjigjen deklaratave përmbyllëse të njëra-tjetrës, por edhe këto ndërhyrje janë të kufizuara në kohë: 2.5 orë për Prokurorinë, 30 minuta për secilin ekip mbrojtës dhe vetëm 20 minuta për secilin të akuzuar. Sipas saj, çdo dalje jashtë këtij kuadri do të vlerësohet nga trupi gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Masat ndaj Kosovës pritet të hiqen plotësisht brenda javësh, mbi 400 milionë euro në dispozicion

Komisioni Evropian ka konfirmuar se po punohet për heqjen e plotë të masave financiare ndaj …