Trepça

Me 1 nëntor duhet të jetë gati ligji për Trepçën

Edhe pse janë  kryer disa nga punët që ka të bëjë me planin për riorganizimin e “Trepçës”, nuk dihet nëse një dokument i tillë, do të jetë i gatshëm më 1 nëntor të këtij viti, ashtu siç kërkohet me ligj. Qeveria gjatë muajit prill ka formuar komisionin ndërministror për hartimin e draft-ligjit për “Trepçën”, por që ende një dokument i tillë nuk ka kaluar në Qeveri. Nëse deri në nëntor të këtij viti asnjëri nga dokumentet nuk hartohet, atëherë “Trepça” rrezikohet të shkojë në likuidim. Ahmet Tmava, drejtor i kompanisë , “Trepça” thotë se edhe pse ka vonesa në draft-ligjin për “Trepçën” nuk beson se kjo ndërmarrje mund të shkojë në likuidim.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …