FSK drejt një epoke të re ajrore: Gjeneral Bashkim Jashari në Ajova, bashkëpunim strategjik për helikopterët “Black Hawk”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari, gjatë një vizite zyrtare në shtetin e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vizituar bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë më të rëndësishme dhe më profesionale të kësaj garde. Gjatë vizitës, gjeneral Jashari u njoh nga afër me kapacitetet operative dhe aftësitë teknike të bazës, përfshirë përdorimin e helikopterëve të avancuar “Black Hawk”, procedurat e trajnimit të personelit ajror, mirëmbajtjen e mjeteve fluturuese, si dhe infrastrukturën mbështetëse që garanton funksionimin efikas të aviacionit ushtarak. Në kuadër të takimeve zyrtare, gjeneral Jashari dhe gjeneral Stephen Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese, të cilat do të fokusohen në planifikimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të aviacionit të FSK-së. Ky bashkëpunim do të përfshijë trajnimin e ekuipazheve, operimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës adekuate për aviacionin ushtarak të Kosovës. Në përfundim të vizitës, gjeneral Jashari vlerësoi lartë profesionalizmin, përvojën dhe gatishmërinë e njësisë së aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, duke falënderuar stafin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së. Ai theksoi se helikopterët “Black Hawk” përbëjnë një aset strategjik dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke rritur ndjeshëm aftësitë e saj operative, humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama ironizon Malin e Zi dhe Greqinë në samitin në Emirate: “Shteti më i madh dhe më i fuqishëm në rajon”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përdorur sërish ironi dhe sarkazëm në një panel diskutimi …