Sipas njoftimit zyrtar, homazhet do të zhvillohen në ora 11:00 në Dubovik, me pjesëmarrjen e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe qytetarëve nga mbarë vendi.
Ky aktivitet përkujtimor organizohet në shenjë nderimi dhe respekti për figurat emblematike të rezistencës kombëtare shqiptare, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë paralajmërues të pranverave të mëdha të lirisë dhe pavarësisë.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që me pjesëmarrjen e tyre të nderojnë sakrificën sublime dhe gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, duke ruajtur gjallë kujtesën historike dhe vlerat për të cilat u flijuan Dëshmorët e Kombit.