Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone të forta pas gjetjeve nga rinumërimi i votave, duke dënuar çdo formë manipulimi, qoftë përmes shtimit apo heqjes së votave. Ramadani ka theksuar se devijimi i votës së qytetarëve, pavarësisht se në çfarë forme ndodh, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të vullnetit qytetar dhe goditje të rëndë ndaj demokracisë. Ai ka deklaruar se këto parregullsi jo vetëm që e fyejnë, por edhe e “terrorizojnë” si qytetar dhe si kandidat. “Çdo manipulim i votës është shkelje e vullnetit qytetar dhe dëmtim i demokracisë. Kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme! Më fyejnë dhe më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra”, ka shkruar Ramadani. Ai ka nënvizuar se qëndrimi i tij është parimor dhe i pandryshueshëm, duke theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të shtetit dhe shoqërisë, pavarësisht se kush preket nga hetimi apo zbardhja e parregullsive. “Jam ushtar i demokratizimit të shtetit e shoqërisë sonë. Pavarësisht përballë kujt, qëndroj njëjtë gjithmonë”, ka shtuar ai. Reagimi i Ramadanit vjen në vazhdën e shqetësimeve në rritje për integritetin e procesit zgjedhor, teksa rinumërimi i votave po nxjerr në pah mospërputhje serioze dhe po shton presionin publik për përgjegjësi institucionale dhe hetim të plotë. Këto zhvillime po e thellojnë krizën e besimit në procesin zgjedhor dhe po forcojnë thirrjet që vota e qytetarëve të mbrohet pa kompromis.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Nura: Rinumërimi dëshmon devijimin e votës – rrezikohet besimi në demokraci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar ashpër pas rezultateve të rinumërimit të …