Çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale është pasqyruar edhe në mediet ndërkombëtare

Washington Post: Masakra e Reçakut u urdhërua nga Beogradi dhe u tentua të fshihej përmes manipulimit

Gazeta prestigjioze The Washington Post kishte raportuar më 28 janar 1999, vetëm dy javë pas Masakrës së Reçakut, se vrasja e 45 civilëve shqiptarë ishte kryer me urdhër të drejtpërdrejtë nga autoritetet e larta të Beogradit. Artikulli, i bazuar në përgjime telefonike të siguruara nga shtetet perëndimore, theksonte se sulmi ishte koordinuar nga Nikola Shainoviq, bashkëpunëtor i afërt i Sllobodan Millosheviqit. Sipas gazetës, pas reagimit ndërkombëtar, autoritetet serbe kishin ndërmarrë hapa konkretë për të manipuluar narrativën, duke tentuar që masakrën ta paraqesin si pasojë të një përplasjeje të armatosur, e jo si ekzekutim të civilëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fadil Nura: Rinumërimi dëshmon devijimin e votës – rrezikohet besimi në demokraci

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar ashpër pas rezultateve të rinumërimit të …