Protestë më 17 shkurt për ish-krerët e UÇK-së: “Drejtësi, jo politikë” – qytetarët kërkojnë verdikt pa ndikime politike

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar sot organizimin e një proteste paqësore më 17 shkurt, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Protesta do të mbahet me moton “Drejtësi, jo politikë!”. Sipas Ismail Tashollit, anëtar i kësaj platforme, data e zgjedhur ka karakter të veçantë simbolik për qytetarët e Kosovës, pasi përkon me Ditën e Pavarësisë dhe njëkohësisht përkujton figurat që nuk mund të jenë fizikisht të pranishme në këtë përvjetor historik. “E kemi zgjedhur një datë simbolike që përfaqëson emocion për qytetarët kosovarë, por janë edhe protagonistët që nuk ndodhën në mesin tonë në datën 17 shkurt të shpalljes së pavarësisë. Ne në vazhdimësi kemi artikuluar dyshimet, pakënaqësitë dhe kritikat tona, si dhe nevojën për transparencë. Ky marsh me moton ‘Drejtësi, jo politikë!’ është grumbullim i atij artikulimi qytetar për shqetësimin që e kemi”, ka deklaruar Tasholli. Ai ka theksuar se Gjykata Speciale duhet të funksionojë mbi baza strikte juridike dhe jo të perceptohet si instrument politik. “Gjykata duhet të jetë mbi parime juridike dhe jo shpesh herë të perceptohet se po jep mesazhe politike. Duhet të përçojmë mesazhin që vetëm drejtësia duhet të flasë dhe në asnjë mënyrë të mos i lihet hapësirë politikës apo interpretimeve politike në verdiktin e fundit”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

PDK mbështet protestën më 17 shkurt: Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, jo politikë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestën …