Skandal i mundshëm në Hagë: Dyshime se Jack Smith ka paguar dëshmitarë edhe në rastin e UÇK-së, askush nuk po heton

Ish-prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për hetimet kundër ish-presidentit Donald Trump, është përfshirë në një tjetër polemikë serioze, pas raportimeve se ka paguar dëshmitarë gjatë proceseve hetimore në SHBA. Megjithatë, sipas Klan Kosovës, mbetet e paqartë nëse praktika e njëjtë është ndjekur edhe në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Raportohet se askush nuk po i heton dyshimet nëse Jack Smith ka paguar dëshmitarë të rrejshëm apo ka ndikuar financiarisht dëshmitarë edhe në rastin që po zhvillohet kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në Dhomat e Specializuara nuk dihet se cili institucion apo mekanizëm mbikëqyrës ka kompetencë të hetojë raste të tilla, çka ngrit shqetësime serioze për transparencën, integritetin e procesit dhe barazinë para ligjit. Këto dyshime rrezikojnë të minojnë besueshmërinë e të gjithë procesit gjyqësor në Hagë, ndërkohë që opinioni publik në Kosovë kërkon përgjigje të qarta: a janë përdorur dëshmitarë të blerë edhe në rastin e UÇK-së dhe kush do të mbajë përgjegjësi nëse kjo vërtetohet? Deri më tani, as Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe as vetë Jack Smith nuk kanë dhënë ndonjë reagim publik lidhur me këto pretendime.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …