Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar gjithsej 1 mijë e 662 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë në total, që përbën rreth 65 për qind të tyre. Elezi ka theksuar se procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente, ndërsa rezultatet pas rinumërimit të secilit vendvotim publikohen dhe mund të ndiqen në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate.KQZ-ja ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, derisa të përfundojë për të gjitha vendvotimet e përfshira në vendimin për rinumërim, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe saktësisë së rezultateve përfundimtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
