Lahi Brahimaj: Armiku i vetëm i yni është armiku i Kosovës, ai që punon kundër shtetit dhe interesave të tij

Lahi Brahimaj: Kryeministri Mustafa në mënyrë të vetëdijshme po lejon “serbizimin” e veriut të Mitrovicës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, përmes një deklarate për media, ka thënë se kryeministri i vendit, në mënyrë të vetëdijshme po lejon “serbizimin” e asaj pjese të Mitrovicës. Në një njoftim për media thuhet se nuk mund të tregohesh e paanshme, kur para syve të ngrihet një përmendore nga një komunitet, ndërsa prishen sheshe që janë ndërtuar nga populli shumicë. “Nuk mund të thuash se Kosova është unike, kur një pjesë e vendit as administrohet nga institucionet tua, edhe simbolet në atë pjesë janë të një shteti tjetër. Është ofendim të thuash se duke hequr sheshin “Adem Jashari” e ke heqë një “barrikadë”. Jemi të gjithë të vetëdijshëm, kush ka vendosur “barrikada” në atë pjesë. Emri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, mund të jetë “barrikadë” vetëm për Vuçiqin dhe për të gjithë ata që mendojnë më kokën e tij, por për popullin nuk është i tillë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kjo nuk nënkupton që janë kundër qytetarëve serb të Kosovës, por vendimet, për t’u ngritur një përmendore dhe për t’u prishur një shesh, janë marrë, jo duke biseduar me qytetarët e vendit, por me një shtet i cili të konsideron pjesë të vetën. “Këtij veprimi i shtohet edhe më shumë josinqeriteti kur lexon e dëgjon se si qytetarët shqiptarë nuk janë të informuar aspak për këtë veprim. Pra kjo dëshmon se sa fshehtas vepron Qeveria e Kosovës, në dëm të shtetasve të saj. Kryeministër, ajo pjesë ka nevojë për zhvillim ekonomik për vendime që qojnë në drejtim të mirë në këtë aspekt e jo për vendime që e “serbizojnë” edhe me shumë Mitrovicën e Kosovën”, përfundon njoftimi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …