Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur Ali Halim Tahiri vizitoi sot Radio “Kosova e Lirë” për të ndarë Mirënjohjen post mortum për profesor Ahmet Qeriqin, drejtorin e Radios Kosova e Lirë, duke nderuar përkushtimin e tij jetësor për kombin dhe atdheun dhe kontributin e tij kolosal për vendin. Ali Tahiri ishte i shoqëruar edhe nga veterani i UÇK-së, Naser Haziri. Stafi i Radios Kosova e Lirë, u ndje i nderuar nga ky akt solemn, që rikujtoi jetën dhe veprën e profesor Ahmet Qeriqit. Ky moment ka dhënë një mesazh të fuqishëm: lidhja mes dijes, kulturës dhe heroizmit kombëtar është udhërrëfyes për brezat e rinj dhe simbol i respektit të përjetshëm për ata që ia kushtuan jetën kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Veprimet e Presidentes ndaj sistemit të drejtësisë janë të paprecedenta

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur kritika të ashpra ndaj presidentes së Kosovës, …