Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon EULEX-in për përfshirje në veprimet e Speciales: Ka qenë dorë e zgjatur në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me veprimtarinë e Gjykatës Speciale. Behrami ka deklaruar se EULEX-i ka qenë i përfshirë në të gjitha veprimet e Speciales në Kosovë, duke e cilësuar këtë përfshirje si të papranueshme. Sipas tij, ky mision ka vepruar si “dorë e zgjatur” e Gjykatës Speciale, duke marrë pjesë në aksione të ndryshme, nga aktivitetet informuese nëpër shkolla deri te arrestimet dhe bastisjet. “Në krejt poshtërsitë të Gjykatës Speciale, në të gjitha aksionet — nga ligjëratat nëpër shkolla e deri të arrestimet dhe bastisjet, EULEX-i ka qenë dora e zgjatur e tyre në Kosovë!”, ka shkruar Behrami. Deri më tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga EULEX lidhur me këto deklarata.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …