Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në përvjetorin e rënies së tyre heroike, duke i vlerësuar si prijatarë që i dhanë drejtim dhe forcë rrugës së lirisë së Kosovës. Haradinaj theksoi se komandanti Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij ishin ndër figurat kyçe të fazës së parë të rezistencës së armatosur, duke u kthyer në frymëzim për breza të tërë luftëtarësh të UÇK-së. Sipas tij, vepra dhe sakrifica e tyre u bënë motiv i madh mobilizimi në vitet vendimtare të luftës për çlirim. “Zahiri, Edmondi dhe Hakifi me guximin dhe përkushtimin e tyre hapën udhën e qëndresës së organizuar. Idealit të tyre iu bashkuan djem e vajza nga më të mirët e vendit, në të gjitha frontet, deri në fitoren përfundimtare,” theksoi Haradinaj në mesazhin përkujtimor. Ai shtoi se lavdia e tyre mbetet e përjetshme dhe se emrat e tyre janë të gdhendur në historinë e lirisë së Kosovës si simbol i sakrificës dhe heroizmit kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Marshi “Drejtësi, Jo Politikë” merr mbështetje edhe nga kryetari Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen për marshin qytetar “Drejtësi, Jo …