Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Listën Serbe, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të të drejtave politike të qytetarëve serbë në Kosovë. Sipas Gjuriqit, vendimi i KQZ-së përbën një goditje serioze ndaj përfaqësimit politik të komunitetit serb dhe, sipas tij, vjen në një moment të ndjeshëm kur Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndaj Kosovës. Ai ka vlerësuar se kjo tregon se presioni ndaj komuniteteve joshumicë nuk është ndalur. “Vendimi për të mos miratuar publikimin e rezultateve zgjedhore për Listën Serbe përfaqëson një tjetër goditje serioze ndaj të drejtave politike të popullit serb në Kosovë dhe Metohi. Është veçanërisht shqetësuese që kjo ndodh pikërisht kur BE po nis heqjen e masave ndaj qeverisë së Albin Kurtit”, ka deklaruar Gjuriq. Ai shtoi se, sipas tij, në vend të deeskalimit dhe rikthimit të besimit ndërmjet komuniteteve, po ndërmerren veprime që rrisin tensionet dhe thellojnë mosbesimin. Gjuriq theksoi se Serbia do të informojë partnerët ndërkombëtarë dhe do të kërkojë respektimin e të drejtave politike dhe zgjedhore të serbëve në Kosovë. Ndërkohë, KQZ të shtunën shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, por anëtarët e Vetëvendosjes në këtë institucion refuzuan sërish të votojnë për shpalljen e rezultateve që lidhen me Listën Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

AKK: Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me automatizim injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës

Largimi i komunave serbe nga AKK: Veprim politik që kërcënon stabilitetin dhe sundimin e ligjit

Komunat me shumicë serbe po largohen gradualisht nga Asociacioni i Komunave të Kosovës duke rritur …