SIRI

Regjimi i Assadit në Siri sërish sulmon qytetarët me gaz klorin

Mediet botërore bëjnë të ditur se  shumë sirianë në qytetin Halep janë trajtuar për shkak të problemeve me frymëmarrjen, pas një sulmi me gaz klorin, që ka ndërmarrë regjimi i Asadit në veri të qytetit, më 6 shtator. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 70 njerëz kanë pasur probleme me frymëmarrje pas sulmit me bomba fuçi në lagjen Sukari të Halepit. Mbrojtja Civile Siriane – një grup vullnetarësh për përgjigje emergjente që vepron në zonat e kontrolluara nga rebelët- tha se bombat fuçi u hodhën nga helikopterët e Qeverisë dhe kanë përmbajtur cilindra me klor. Ky grup ka publikuar një video ku shfaqen fëmijët duke përdorur maska të oksigjenit për të marrë frymë. Një hetim i kryer nga Kombet e Bashkuara në gusht, ka gjetur se forcat qeveritare siriane janë përgjegjëse për dy sulme me gaz helmues, një në vitin 2014 dhe një në vitin 2015, duke përfshirë këtu edhe përdorimin e klorinit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …