Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave.
Kryetari Latifi bisedoi për ecurinë e punëve, sfidat dhe planet e mëtejme për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të komunës së Rahovecit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
