Brickos

Donald Lu

Donald Lu: Shqipëria, si Amerika në kohën e Al Capones

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka ashpërsuar edhe më tej gjuhën mbi marrëdhëniet e politikës shqiptare me krimin. Ai e krahasoi situatën aktuale në Shqipëri me Amerikën e kohës së Al Kapones, duke iu referuar rastit të Emiliano Shullazit. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një asistencë të fortë për Byronë e Hetimit, duke thënë se ky është një paralajmërim i fortë për kriminelët që duan t’i afrohen politikës.   “Në Shqipëri ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer krime. Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i arrestuar kohët e fundit, i cili prej shumë vitesh është akuzuar për vrasje dhe trafik droge. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar t’i largojnë nga politika dhe qeverisja. Në SHBA e kemi hasur të njëjtin problem në kohën e Al Kapones. Ai ia kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe bashkinë.

Përpjekjet e suksesshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga Parlamenti dhe organet vendore do të kenë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë për bosët e krimit. Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan t’i bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Vetë kryeministri Edi Rama i vizitoi zyrat e FBI-së në prill. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me axhentët e FBI-së për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre. Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Kjo është reformë për shqiptarët, pasi ne duam t’i mbështesim, pasi Shqipëria do të jetë e suksesshme në këtë drejtim me mbështetjen e aleatëve të saj”, tha Lu. (Top Channel)

 

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …