Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi kritikon Ambasadën e SHBA-së: “Fjalët nuk mjaftojnë, duhen veprime konkrete”

Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka shprehur pakënaqësi ndaj qasjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, duke thënë se reagimet e saj po mbeten vetëm në nivel deklarativ dhe pa hapa konkretë veprimi ndaj zhvillimeve të fundit politike. Reagimi i tij erdhi pasi Ambasada amerikane kritikoi manovrën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me moscertifikimin e rezultatit të Listës Serbe. Sipas Krasniqit, deklaratat publike nuk janë të mjaftueshme për të ndikuar në situatën politike. “Deri këtu vetëm fjalë kemi dëgjuar nga ambasada amerikane. Asnjë veprim. Qasja me fjalë e pa veprim vetëm sa ka trimëruar primitivët e pushtetit”, është shprehur Krasniqi. Ai, në reagimin e tij, nuk ka përmendur rolin dhe qëndrimin e përfaqësuesve të partive opozitare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me këtë çështje. Deklarata ka nxitur reagime dhe debat në rrjetet sociale, ku po diskutohet roli i faktorit ndërkombëtar dhe i akterëve vendorë në proceset zgjedhore dhe institucionale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …