Tema të tjera...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës
03/02/2026
Milazim Krasniqi kritikon Ambasadën e SHBA-së: “Fjalët nuk mjaftojnë, duhen veprime konkrete”
03/02/2026
Opozita pa “vija të kuqe” për presidentin, por kërkon marrëveshje politike dhe kandidat unifikues
03/02/2026
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, ndonëse shpesh kanë dallime në qëndrime për çështje të ndryshme ndërkombëtare, këtë herë janë shfaqur në një linjë të përbashkët sa i përket zhvillimeve të fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Të dyja palët kanë reaguar me kritika ndaj veprimeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, të cilët edhe në mbledhjen e fundit refuzuan të certifikojnë rezultatin e Listës Serbe. Certifikimi nuk kaloi, mes tjerash, edhe për shkak të mungesës së votave mbështetëse nga përfaqësues të partive opozitare. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka theksuar në një përgjigje për media se veprime të tilla dëmtojnë partneritetin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke rikujtuar se tensione të ngjashme institucionale kanë ndikuar edhe më herët në pezullimin e proceseve të përbashkëta strategjike. Në të njëjtën vijë ka qenë edhe reagimi i Bashkimit Europian, i cili ka kërkuar që KQZ-ja të funksionojë si institucion i pavarur dhe profesional, duke shmangur politizimin e vendimmarrjes. Refuzimet e përsëritura për certifikimin e Listës Serbe në KQZ janë shoqëruar edhe më parë me ankesa në PZAP dhe më pas me vendime të Gjykatës Supreme që kanë detyruar certifikimin, duke e kthyer këtë proces në një cikël të përsëritur institucional dhe juridik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
