Hisen Berisha

Hisen Berisha: Kosova në krizë legjitimiteti

Analisti Hisen Berisha vlerëson se reagimi i Ambasadës amerikane ndaj vendimit të KQZ-së për përjashtimin e Listës Serbe nuk është thjesht një debat procedural, por një paralajmërim mbi krizën më të thellë të legjitimitetit në Kosovë. Ai lidh këtë vendim me vjedhjen e votës brenda partive dhe veprimet e pa koordinuara të qeverisë në veri, duke argumentuar se demokracia selektive dhe përdorimi politik i ligjit po minojnë sovranitetin qytetar dhe raportet strategjike me SHBA-në. Berisha paralajmëron se pa rikthim të integritetit zgjedhor dhe koordinim strategjik, Kosova rrezikon të mbetet formalisht demokratike, por realisht e brishtë, më shumë nga problemet e brendshme se nga Serbia. Ai thekson se çështjet e brendshme nuk mund të trajtohen izoluar, pasi mosveprimet ndaj krimeve elektorale dhe vendimeve selektive të institucioneve nuk ndikojnë vetëm në besimin qytetar, por dobësojnë edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Për Berishën, kjo situatë kërkon përgjegjësi të menjëhershme, masa ligjore të qarta dhe një koordinim të ngushtë me partnerët strategjikë, për të garantuar që sovraniteti dhe standardet demokratike të mos jenë vetëm fjalë në letër, por realitet i prekshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti optimist për zgjidhjen e postit të presidentit, por fakti që procesi ngec reflekton paaftësi të qeverisë në formim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është “optimist” se çështja e …