Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi i Presidentit amerikan Donald Trump gjatë ngjarjes tradicionale “Mëngjesi Kombëtar i Lutjes” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hoxhaj ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në mendje dhe në vëmendjen e presidentit amerikan, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje si një kënaqësi të veçantë. “Kosova është sërish në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë edhe pamje nga momentet e fjalimit. “Mëngjesi Kombëtar i Lutjes” është një aktivitet tradicional vjetor në SHBA që mbledh liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues institucionalë nga vende të ndryshme të botës. Përmendja e Kosovës në këtë ngjarje vlerësohet nga pjesëmarrësit si sinjal i vazhdimësisë së interesimit amerikan për zhvillimet në vend dhe në rajon.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
