Valdete Daka: Shkarkimi im nga Osmani ishte shkelje kushtetuese dhe goditje ndaj pavarësisë së KQZ-së

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se largimi i saj nga detyra nga presidentja Vjosa Osmani përbën shkelje të rendit kushtetues dhe ndërhyrje direkte në pavarësinë e KQZ-së. Sipas Dakës, vendimi për shkarkimin e saj ka pasur për qëllim dëmtimin e institucionit që ajo drejtonte, gjë që, sipas saj, po reflektohet edhe në zhvillimet e fundit që lidhen me proceset zgjedhore. Ajo ka thënë se nga perspektiva e sotme, ngjarjet rreth KQZ-së dhe zgjedhjeve tregojnë arsyen e vërtetë të vendimit për largimin e saj. “Në fakt askush nuk e di për çka jam shkarkuar. Ndoshta vetëm Presidentja dhe ata që e kanë sugjeruar atë vendim. Është cenuar rendi kushtetues, sepse KQZ-ja është organ i pavarur dhe kryetari i saj mund të shkarkohet vetëm sipas procedurave kushtetuese”, ka deklaruar Daka për VOX Kosova. Nga ana tjetër, presidentja Vjosa Osmani e kishte shkarkuar Dakën më 14 qershor 2021, duke arsyetuar vendimin me pretendimin se gjatë organizimit të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit ishte cenuar pavarësia dhe integriteti i KQZ-së.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …