Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, janë pritur në takim nga kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli e kanë vizituar sot Komunën e Skenderajt ku janë pritur në takim nga kryetari i komunës, z. Sami Lushtaku.

Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin Lushtaku me misionin e platformës “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e paanshme dhe larg çdo ndikimi politik, u zotua për mobilizim gjithëkomunal për këtë marsh.

Më 17 Shkurt, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të gjithë kemi një vendtakim të përbashkët:

 Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë – Ora 14:00.

Të bashkohemi në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të vlerave dhe lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për burrat që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë, për themeltarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Kjo është thirrje për dinjitetin tonë, për të vërtetën e historisë sonë më të re, ka deklaruar kryetari Lushtaku!

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sokol Haliti mbajti takim pune me Bordin e Drejtorëve për prioritetet zhvillimore dhe organizimin e aktiviteteve institucionale

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka mbajtur të enjtën takim pune me …