Gjykata Speciale, bëri të ditur se Kimberly West nga Amerika përzgjidhet Prokurore e kësaj Gjykate

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West: Dënime deri në 45 vjet për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në fjalën e saj në seancën përmbyllëse të gjyqit më të madh ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeprokurorja Kimberly West ka bërë të ditur se Dhomat e Specializuara synojnë dënime deri në 45 vjet për krime të rënda lufte. Sipas saj, prokuroria nuk gjykon shtabin e përgjithshëm, por individët konkretë, duke u bazuar në kontributin e secilit prej tyre në veprat që u akuzuan. “Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë,” theksoi West, duke shtuar se akuzat nuk kanë humbur vlerën me kalimin e kohës. Megjithatë, kritikët e Speciales vlerësojnë se ky proces, që po zhvillohet më shumë se një dekadë jashtë vendit, ka një natyrë kontestuese dhe polarizuese, duke ngritur pyetje mbi drejtësinë dhe motivet politike që e shoqërojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Kosova beson – liri për çlirimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se sot ka nisur faza përmbyllëse …