Clare Lawson dhe Specialja: Akuza që tentojnë të njollosin UÇK-në

Prokurorja Clare Lawson ka paraqitur deklaratën përfundimtare të Prokurorisë në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se, sipas saj, anëtarët e ashtuquajturës “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” tentonin të fshihnin veprimet e tyre dhe të kalonin pa u vënë re. Lawson pretendon se ky fakt është i dokumentuar dhe mbështetur nga prova të shumta të paraqitura gjatë procesit. Ajo përmendi edhe një takim të Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt me përfaqësues të “Human Rights Watch”, duke deklaruar se Thaçi nuk lejoi ndërhyrje në proces për dy të ndaluarit, të cilët sipas saj po përballeshin me vendime dënimi pa avokat dhe gjykim të drejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kërkesa për 45 vjet burg për çlirimtarët, skandaloze dhe kundër Kosovës

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së kryeprokurores Kimberly West …