Tema të tjera...
Albin Kurti flet për gazifikimin e qymyrit, ndërsa SHBA i ofron Kosovës rrugë tjetër energjetike
05/06/2026
Bedri Hamza heq vijat e kuqe: PDK e gatshme për marrëveshje me çdo parti, përfshirë edhe LVV-në
05/06/2026
Prokurori i Specializuar, James Pache, ka vazhduar paraqitjen e fjalëve përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke përsëritur akuzat për krime lufte dhe keqtrajtim të personave të ndaluar. Gjatë deklarimit të tij, Pache ka cituar dëshmi që, sipas prokurorisë, implikojnë drejtues të UÇK-së në veprime të paligjshme gjatë kohës së luftës. Ai pretendoi para trupit gjykues se ekziston dëshmi ku thuhet se Thaçi ka kërcënuar me vrasje një të ndaluar. Paraqitjet e fundit të prokurorëve të Speciales po shihen nga zëra kritikë si thellim i një qasjeje të njëanshme akuzuese, e përqendruar kryesisht ndaj strukturave të UÇK-së, ndërsa — sipas tyre — nuk pasqyron në mënyrë të baraspeshuar kontekstin e luftës dhe krimet masive të kryera nga forcat serbe në Kosovë. Kjo ka shtuar debatet mbi paanshmërinë dhe drejtimin e këtij procesi gjyqësor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
