Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Asnjë gjykatë nuk mund ta dënojë luftën për liri, historia do të flasë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valon Murati, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Specializuar në Hagë për gjithsej 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke deklaruar se lufta për liri nuk mund të gjykohet nga asnjë prokurori apo gjykatë. Në reagimin e tij, Murati theksoi se përtej zhurmave të momentit dhe, siç u shpreh ai, pasioneve urrejtëse, lufta e popullit shqiptar e udhëhequr nga UÇK-ja do të mbetet pika më e ndritshme e historisë së re të Kosovës. Sipas tij, përpjekjet për ta vënë në bankën e të akuzuarve këtë luftë përbëjnë shtrembërim të thelbit të saj. Ai shtoi se koha do të japë verdiktin e vet: “Një ditë, jo larg nga e sotmja, historia do të jetë e pamëshirshme ndaj urrejtësve e brejtësve të sotëm dhe do të ngrejë lart, të pastër si loti, ata që ishin në ballë të luftës që solli lirinë që po e gëzojmë sot”, ka shkruar Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kërkesa për 45 vjet burg për çlirimtarët, skandaloze dhe kundër Kosovës

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së kryeprokurores Kimberly West …