Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Mustafë Krasniqi: TI, O I HUAJ…

TI, O I HUAJ…

 

Ti, o i huaj…, i ushqyer me krimba,

Vë gishtin në zemër e në kokë,

Kërko në vete identitetin tënd,

Mos harro etiken  e drejtësisë.

 

Mos bëj teatro në gjykatore,

Ta zhvlerësoni gjakun e heroit tim,

Me ca krimba të krimbur kohësh,

me dorën e zgjatur të përbindëshit.

 

Koha e përqafoi lirinë, heroin,

UÇK-në që na soll dritën,

Që largoi hienat barbare të shekullit,

Nga toka e bekuar e plis-bardhëve.

 

Ti, o i huaj…, ma bënë gjykimin

Të njëjtë si përbindëshi dikur,

Që piu gjakun e fëmijëve,

E kësaj nuk i thuhet drejtësi.

 

Ti, o i huaj…, me cinizmin tënd,

Ushtarin e lirisë dot nuk ma përkul,

Ata nuk njohin frikë, por vetëm drejtësi,

E në emër të popullit tim, mos bëj dënime,

Zemra qanë, por shpreson për dritën.

 

Të gjithë në rrugën e lirës

Se “LIRIA KA EMËR”

Kontrolloni gjithashtu

E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”

E veçanta dhe vlerat e autorit Ahmet Qeriqi te romani “Burgu”, si dhe te librat …