Vlora Dumoshi: Kosova për herë të parë është vënë nën sanksione nga miqtë e saj ndërkombëtar, që e ndihmuan në shtet-ndërtim

Liria nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve: reagim i fortë i Vlorë Dumoshit kundër dënimeve në Hagë”

Vlora Dumoshi ka reaguar me një deklaratë të ngarkuar emocionalisht dhe me tone të forta kritike ndaj kërkesave për dënime të rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Duke e lidhur qëndrimin e saj me historinë e familjes dhe rezistencën shqiptare ndër dekada, ajo e cilëson zhvillimin si vazhdim të padrejtësive ndaj sakrificës për liri. Dumoshi rikujton se vjen nga një familje që ishte pjesë e celulave që kërkuan me guxim vetëvendosjen e Kosovës, universitetin në gjuhën shqipe, flamurin dhe barazinë e shqiptarëve, duke theksuar se shumë të rinj i paguan këto kërkesa me burgjet më të rënda të ish-Jugosllavisë. Ajo nënvizon se rruga nga rezistenca paqësore deri te lufta çlirimtare e UÇK-së ishte e gjatë dhe e dhimbshme, ndërsa sot, sipas saj, kërkesat për dënime ekstreme në Hagë krijojnë përshtypjen se padrejtësia po vazhdon edhe në kohët moderne. Sipas Dumoshit, këto procese dhe dënime nuk prekin vetëm individët e akuzuar, por rëndojnë mbi gjithë historinë e përpjekjes kolektive për liri, dinjitet dhe pavarësi. Ajo përfundon me mesazhin se historia nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e shqiptarëve nuk mund të kriminalizohet, duke theksuar se liria e Kosovës është e drejtë dhe jo krim.

Kontrolloni gjithashtu

Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: Kërkesa për 45 vjet burg ndaj Thaçit ngre pikëpyetje për proporcionalitetin në drejtësinë ndërkombëtare

Nevenka Tromp, profesoreshë në Universitetin e Amsterdamit dhe ish-hetuese në rastin e Sllobodan Millosheviqit, e …