Shaip Kamberi

Shaip Kamberi kundër kërkesës për 45 vite burg: Nuk gjykohet liria, por po tentohet të njolloset

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për dënim me nga 45 vite burgim për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë kërkesë si të pabazë dhe politikisht të motivuar. Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, Kamberi ka vlerësuar se kjo qasje nuk synon vetëm ndëshkimin e individëve të akuzuar, por, sipas tij, përbën përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjen e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Ai theksoi se, nëse synimi do të ishte drejtësia e mirëfilltë, kërkesat për dënime të rënda do të duhej të drejtoheshin ndaj atyre që projektuan dhe zbatuan politikat e dhunës dhe spastrimit etnik gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e jo ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. “Nëse vërtet synohet vendosja e drejtësisë, atëherë dënime kaq të rënda do të duhej të kërkoheshin për ata që projektuan dhe zbatuan politikat e dhunës dhe spastrimit etnik, për ata që edhe sot udhëheqin me Serbinë, e jo për çlirimtarët e Kosovës. Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë burgim, e lëre më 45 vite. Vendi i tyre është në Kosovë, pranë familjeve të tyre, në mesin e popullit që e mbrojtën dhe për të cilin u sakrifikuan. Vendi i tyre nuk është pas grilave të burgut”, ka shkruar Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …