Teuta Hadri: Gjykimi i çlirimtarëve nuk mund të barazohet me krimin

Ish-e burgosura politike dhe doktoresha e UÇK-së, Teuta Hadri, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe kërkesën e Prokurorisë për dënime të rënda me burgim. Në një reagim publik, Hadri ka deklaruar se Serbia, po përpiqet të ndikojë në destabilizimin e gjendjes në Kosovë përmes zhvillimeve që lidhen me gjykimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ajo ka krahasuar rrethanat aktuale me periudhën e Rambujesë, duke përmendur veprim të rrjeteve të ndryshme të ndikimit. Hadri ka theksuar se, sipas bindjes së saj, lufta e UÇK-së ka qenë mbrojtëse dhe e bazuar në të drejtën e popujve për vetëmbrojtje, duke shtuar se dënimi i çlirimtarëve, në interpretimin e saj, do të përbënte cenim të vetë parimeve mbi të cilat është ndërtuar ndërhyrja ndërkombëtare në Kosovë. Ajo gjithashtu ka shprehur besimin se drejtësia ndërkombëtare duhet të ruajë kredibilitetin dhe të dënojë, siç u shpreh, “shkelësit e vërtetë të drejtësisë”.Në Hagë po vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa procesi po ndiqet me vëmendje dhe reagime të shumta publike.

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Diskursi i ngulfatjes së lirisë dhe i përmbysjes së vlerave të UÇK-së

Profesori dhe reporteri i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet …