Deklaratat e Prokurorisë në Hagë nxisin kritika: pretendime të forta, interpretime të kontestuara për rolin e UÇK-së

Në gjykaten speciale në Hagë po vazhdojnë deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ku prokurori Matthew Howling paraqiti një sërë pretendimesh të rënda lidhur me rolin dhe veprimet e ish-krerëve të UÇK-së gjatë luftës. Në fjalën e tij përmbyllëse, Howling deklaroi se të akuzuarit, sipas Prokurorisë, kanë mohuar veprat penale me qëllim që të mashtronin faktorët ndërkombëtarë. Ai pretendoi se ata kishin rol të koordinuar në strukturat drejtuese dhe se kanë fshehur realitetin e zhvillimeve në terren. Për ish-presidentin Hashim Thaçi, prokurori tha se, sipas qëndrimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ai kishte bërë mohime të krimeve dhe kishte paraqitur informacione jo të sakta para përfaqësuesve ndërkombëtarë. Howling përmendi edhe emra diplomatësh dhe zyrtarësh ndërkombëtarë të kohës së luftës, duke pretenduar se ata nuk kishin pasur pasqyrë të plotë mbi situatën reale dhe funksionimin e UÇK-së. Nga ana tjetër, raportimet nga seanca tregojnë se ka pasur edhe paqartësi dhe kundërshti në paraqitjen e argumenteve të Prokurorisë lidhur me dëshmitarët e mbrojtjes të thirrur nga Thaçi.  Prokuroria ka kërkuar dënim prej nga 45 vjet burgim për secilin nga të akuzuarit, kërkesë që ka nxitur reagime dhe kritika në opinionin publik dhe në qarqe të ndryshme politike e shoqërore, ku vihet në pikëpyetje qasja dhe balanca e procesit gjyqësor në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Diskursi i ngulfatjes së lirisë dhe i përmbysjes së vlerave të UÇK-së

Profesori dhe reporteri i luftës së UÇK-së, Ruzhdi Jashari, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet …