Brickos

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, vizitoi të trajtuarit e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, vizitoi të trajtuarit e Qendrës Korrektuese në Lipjan

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha vizitoi të trajtuarit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Gjatë vizitës, ajo  u informua nga afër rreth kushteve, trajtimit, dhe problemeve, që të trajtuarit në këtë qendër mund t’i kenë. Ajo  u zotua se Ministria e Drejtësisë dhe dikasteret përgjegjëse, do të marrin masat e duhura dhe të nevojshme për përmirësimin e kushteve të përgjithshme, trajtimin e drejtë dhe të barabartë, si dhe ofrimin e mundësive më të mira, me theks të veçantë në jetën post penale. Në bashkëbisedim, Ministrja Hoxha dëgjoi ankesat, kërkesat dhe rrëfimin e të trajtuarve në këtë qendër, për jetesën dhe aktivitetet që ata i zhvillojnë brenda qendrës. Me këtë rast, u diskutuan edhe shumë çështje tjera me interes për stafin udhëheqës të qendrës dhe të trajtuarit, si dhe u diskutua për gjetjen e mundësive më të mira për të ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet …