Gjykata speciale, kërkon 180 vjet burg për krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përsëritur thirrjen që, sipas saj, të akuzuarit të marrin “dënimin e merituar” mbi bazën e provave të paraqitura gjatë procesit. West theksoi parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se edhe figurat më të fuqishme duhet të japin llogari për veprat e tyre. Ajo deklaroi se Zyra e Prokurorit ka punuar për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të vendosur përgjegjësi individuale, duke e cilësuar këtë si themel të shtetit ligjor dhe drejtësisë ndërkombëtare.  Sipas këtyre qëndrimeve kritike, balanca mes drejtësisë për viktimat dhe kontekstit të luftës çlirimtare mbetet pika më e debatueshme e këtij procesi, ndërsa vendimi përfundimtar i trupit gjykues pritet të jetë përcaktues jo vetëm juridikisht, por edhe në planin historik dhe politik.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …