Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar ashpër kërkesën e Prokurorisë së Hagës për 45 vjet burgim për secilin nga ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gucati tha se nuk e ka befasuar dënimi i propozuar, por e ka befasuar numri i dëshmitarëve shqiptarë kundër çlirimtarëve – mbi 200, krahasuar me vetëm 60 shqiptarë që kanë dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit. “Për ne nuk ka qenë befasuese, sepse prokurorët këtë e kanë si punë rutinore dhe tentojnë të fitojnë rastin. Kërkesa për 180 vjet burgim për katër persona është e papranueshme,” tha Gucati. Ai theksoi se shumë nga këta dëshmitarë janë, sipas tij, bashkëpunëtorë të Serbisë dhe spiunë, duke shtuar se Kosova duhet të pastrohet nga “mbeturinat” që Millosheviqi dhe të tjerët kanë lënë pas. “Do të thotë se këta njerëz që kanë dëshmuar kundër ish-krerëve të UÇK-së, janë pikërisht bashkëpunëtorë të Serbisë, apo, mund të them bukfalisht, spiunë,” u shpreh Gucati.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
