PDK përshëndet votimin e Rezolutës për Hagën: Akt përgjegjësie shtetërore dhe uniteti institucional

Partia Demokratike e Kosovës ka përshëndetur dhe falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Rezolutës në mbrojtje të të drejtave të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë. Rezoluta u miratua sot në seancën e parë të punës së legjislaturës së dhjetë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për ta futur atë në rend dite. Sipas njoftimit të PDK-së, rezoluta është hartuar nga ekspertë të pavarur dhe ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarve në gjykatën speciale, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerë. PDK vlerëson se miratimi i rezolutës përbën një moment të rëndësishëm institucional dhe kombëtar, duke theksuar përkushtimin për proces të drejtë dhe të paanshëm gjyqësor, në përputhje me standardet më të larta kushtetuese dhe ndërkombëtare. Në tekstin e rezolutës, sipas kësaj partie, rikonfirmohet respektimi i rendit kushtetues, përfshirë Amendamentin Nr. 24 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe kërkohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të garantojnë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të plotë të standardeve për gjykim të drejtë. Po ashtu, theksohet zotimi i institucioneve të Kosovës për të siguruar mekanizmat e nevojshëm, përfshirë mbështetjen financiare, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të të akuzuarve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …