Daut Haradinaj: Prokuroria e Specializuar po bën padrejtësi ndaj çlirimtarëve, rezoluta e vonuar por e domosdoshme

Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së Kuvendit për mbrojtjen e të akuzuarve në Dhomat e Specializuara, duke e kritikuar ashpër punën e Prokurorisë së Specializuar dhe duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe selektiv. Sipas Haradinajt, drejtësia në këtë proces është shoqëruar me, siç u shpreh ai, narrativa të shtrembëruara, pretendime të pavërteta dhe dëshmi bizare, duke shtuar se po dëmtohet ndjenja kolektive e drejtësisë në Kosovë. Ai theksoi se Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, të cilin e akuzoi për “naivitet politik”, ndërsa shtoi se kërkesat për dënime tregojnë, sipas tij, natyrën e padrejtë të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Haradinaj deklaroi se do ta përkrahë rezolutën e miratuar, edhe pse e cilësoi si të vonuar, duke theksuar se lufta e UÇK-së, ka qenë mbrojtëse dhe çlirimtare. Ai bëri thirrje që, siç tha, e vërteta historike të mbrohet me mjete institucionale dhe ligjore. Në reagimin e tij, deputeti përmendi edhe shifrat e viktimave dhe dëmeve nga lufta në Kosovë, duke theksuar krimet e kryera nga forcat serbe dhe duke shtuar se, sipas tij, drejtësia ndërkombëtare duhet të synojë zbardhjen e plotë dhe të paanshme të së vërtetës. Në fund, Haradinaj u shpreh se ish-udhëheqësit e UÇK-së,  që po gjykohen në Hagë janë pjesë e historisë së rezistencës dhe sakrificës për liri dhe se, sipas tij, përveç pafajësisë, çdo vendim tjetër do të ishte i papranueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Qëllimi i tij ishte çlirimi i popullit, jo pushteti personal

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka deklaruar para trupit gjykues në Hagë se …