Zbatimi i ligjit është obligim i të gjithëve

Komuna e Skenderajt është duke zbatuar vazhdimisht dhe pandërprerë legjislacionin në fuqi, duke i informuar qytetarët dhe bizneset përmes njoftimeve dhe urdhëresave të ndryshme për obligimet e tyre ligjore dhe financiare që rrjedhin nga shfrytëzimi i hapësirave publike, përfshirë edhe parkingjet që përdoren për veprimtari afariste.

Këto obligime nuk janë çështje interpretimi apo dëshire individuale, por detyrime të përcaktuara qartë me aktet ligjore në fuqi, të cilat vlejnë njësoj për të gjithë. Zbatimi i tyre është kompetencë e Drejtorisë së Inspekcionit, e cila ushtron detyrën në përputhje me mandatin ligjor dhe përgjegjësitë institucionale.

Çdo tentativë për të penguar punën zyrtare të inspektorëve gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe çdo formë presioni, fyerjeje apo etiketimi ndaj tyre, përbën cenim të rendit institucional dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore pranë organeve kompetente. Institucioni nuk do të tolerojë asnjë veprim që synon intimidimin apo delegjitimimin e autoritetit zyrtar në kryerjen e detyrave të përcaktuara me ligj.

Komuna mbetet e vendosur në parimin se ligji zbatohet për të gjithë, pa dallim, dhe se çdo zyrtar që vepron me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik do ta ketë mbështetjen e plotë institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt ka publikuar e agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Skenderajt ka publikuar të enjtën agjendën e aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të …