Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kritikuar ashpër Qeveria e Kosovës, duke thënë se ekzekutivi i ri nuk ka sjellë asnjë premtim të ri në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Sipas Ramadanit, në programin qeverisës janë paraqitur tetë premtime në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, por shtatë prej tyre, siç thekson ai, janë të njëjtat zotime të bëra që nga viti 2021, kur qeveria mori pushtetin e plotë politik. Ndërsa një premtim tjetër, sipas tij, mbetet vetëm në nivel retorike. Ai e ka cilësuar kabinetin “Kurti 3” si “Qeveri e Reprizës”, duke theksuar se bëhet fjalë për përsëritje të deklarimeve të mëhershme pa qartësi dhe pa elemente të reja konkrete në drejtësi dhe sundim të ligjit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
