Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Themelimi i grantit të katërt do të sigurojë ndarje të barabartë të buxhetit për komunat

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës themelimin e grantit të katërt, duke e konsideruar këtë si zgjidhje për shpërndarjen jo të barabartë të investimeve kapitale nëpër komunat e vendit. Ibrahimi tha se fenomeni i ndarjeve të pabarabarta vit pas viti favorizon komunat e udhëhequra nga LVV-ja dhe ka implikime politike, duke u kryer nga ministritë e linjës dhe jo nga qeveria si tërësi. Ai theksoi se investimet e drejtpërdrejta të ministrive në komunat lokale, ku kompetenca ligjore u takon komunave, krijojnë pabarazi dhe se vetëm granti i katërt do të mundësonte shpërndarje të drejtë dhe të barabartë të mjeteve. Ibrahimi shtoi se amandamentimi i ligjit për financat lokale do të ndalonte këtë praktikë dhe do të siguronte trajtim të barabartë për të gjitha komunat e Kosovës në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatja Alagendra: Jakup Krasniqi ka pasur rolin e zëdhënësit të UÇK-së, nuk është përfshirë në çështje operacionale ushtarake

Alagendra: Jakup Krasniqi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat

Në fjalën e saj përmbyllëse, mbrojtja e Jakup Krasniqit, përfaqësuar nga avokatja Venkateswari Alagendra, theksoi …