Rrahmani: Ligji për duhanin ka pasur efekte pozitive por ende ka vështirësi në realizimin e tij

Gjatë fjalës para mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani deklaroi se ligji për duhanin ka pasur efekte pozitive por ende ka vështirësi në realizimin e tij. Duke njoftuar kabinetin qeveritar për zbatimin e këtij ligji, ai theksoi se tre vjet më pas realiteti tregon se kemi rënie te zbatimit të tij. Ligji ka prodhuar rezultate te mira por sfidë mbetet implementimi i këtij ligji. Ministria e Shëndetësisë konsideron që duhet më shumë involvim nga ana e institucioneve në zbatimin e këtij ligji, theksoi në mes tjerash, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahamni.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …