Një fjalë e madhe, një emër i bukur,
Një vend i çmuar, me plagë mbuluar.
Kosovë, dashuri mbi të gjitha dashuritë,
Krenare dhe e pamposhtur nga të gjitha stuhitë.
Të mbajmë në zemrat tona përherë,
Edhe kur kishe dimër, edhe kur kishe verë,
Edhe kur errësira të mbulonte,
Edhe kur dielli të ndriçonte.
Edhe kur plagët të pikonin,
Edhe kur ujqërit të coptonin.
Kosovë, e bukura, e ndritura, e shtrenjtë, Kosovë!
Këtu dielli rrezaton më shumë se në çdo vend në botë,
Këtu hëna shndrit e plotë,
Këtu toka është me ar,
Këtu lumenjtë vershojnë në çdo anë.
Këtu malet hijeshi kanë,
Këtu fushat pjellore janë.
Kosovë, luftuan për Ty breza të tanë,
Në gojën e ujqërve nuk deshën më të lënë.
Derisa dielli mbi Ty ndriçoi,
Derisa drita terrin mbuloi.
Qëndro krenare, Kosova jonë,
Dhe dielli i lirisë mbi Ty ndriçoftë gjithmonë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
