Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të AKS-së

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se dialogu me Serbinë duhet të afatizohet dhe të përfundojë me njohje të dyanshme, reciproke. Edhe pse serbët kanë marrë vendim dhe kanë caktuar ekipin për themelimin e Asociacionit, ministri Hoxha deklaron se  pa u arritur marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës dhe pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duket se ministri,  Hoxhaj ose nuk është fare në dijeni se çka po ndodh në Qeveri, ose i kanë mbetur vetëm fjalët  dhe retorika boshe.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk figuron në agjendën e takimit të Këshillit të Evropës në maj 2025

Në agjendën e publikuar për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i …