Edi Rama

Mogherini: Nisni reformën në drejtësi

Mesazhi që Zëvendëspresidentja e BE-së Frederica Mogherini jep për Shqipërinë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama që po mbahet në Bruksel, ishte: Nisni reformën në drejtësi” “Prioritet është fillimi i reformës në drejtësi. Partitë politike kanë përgjegjësi. Të nisë procedura e vettingut. Ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin e zbatimit”m raporton oranews. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama dhe komisionarin për Zgjerimin Hanh, zëvendëspresidentja Mogherini tha se Shqipëria është e angazhuar për çeljen e negociatave. Deklaratat u bënë pas takimit të VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri-BE në Bruksel. Takimi i drejtua nga Kryeministri Edi Rama. Në takim referoi Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini, komisioneri për Zgjerimin Hanh, ministri Bushati, ministrja Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Bregu. Kryeministri Rama pati një takim të veçantë me Mogherinin dhe Hanh, në fokus të së cilit ishin reformat e qeverisë, zbatimi i reformës në drejtësi,  hapi i radhës në procesin e integrimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …