Kadri Veseli në Hagë: Veprimet e mia kanë qenë ligjore , drejtësia mund të vonohet, por nuk mund të mohohet

Në Hagë, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, dha fjalën e tij përmbyllëse në gjykim, duke theksuar se drejtësia, edhe nëse vonohet, nuk mund të mohohet. “Unë e di kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore,” deklaroi Veseli, duke nënvizuar nevojën që Gjykata të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Ai rikujtoi periudhat e vështira që ka kaluar personalisht dhe familjarisht, duke thënë se kanë jetuar në persekutim të vazhdueshëm dhe nën kërcënim, dhe se pas dekadash hetime dhe dokumentesh nuk ka prova që e implikojnë në krime. Veseli theksoi gjithashtu se ishte kthyer në Kosovë për të mos qëndruar indiferent ndaj vuajtjeve të popullit të tij, duke e cilësuar angazhimin e tij si të drejtë dhe të ligjshëm. Fjalën përfundimtare në gjykatë e kishte dhënë më parë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj për Hagën: Drejtësia e vonuar është padrejtësi, ish-krerët e UÇK-së kanë vuajtur mjaft

Ish-nënkryetari i OVLUÇK, Nasim Haradinaj, ka kritikuar procesin në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke …