Jakup Krasniqi nga Haga: Dalja ime publike në 1998 ishte kundër politikave gjenocidale të Serbisë

Në fjalën e tij në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se dalja e tij publike në qershor të vitit 1998 ishte një qëndrim i hapur kundër politikave gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai theksoi se në atë periudhë kishin nisur masakrat, me civilë të vrarë në shtëpitë e tyre, ndërsa robëria e gjatë, burgimet, ekzekutimet dhe vrasjet e vazhdueshme më shtynë të marr një rrugë të rrezikshme, por të domosdoshme.  Jakup Krasniqi u shpreh se angazhimi i tij ishte i motivuar nga bindja për të kundërshtuar represionin dhe për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e popullit të tij në një kohë kur, sipas tij, dhuna shtetërore ishte bërë sistematike.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …