Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Teuta Miftari Mazreku, zhvilloi një takim pune me zyrtarët e drejtorisë

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, Teuta Miftari Mazreku, zhvilloi një takim pune me zyrtarët e drejtorisë.

Në këtë takim të parë nga pozita e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, u diskutua për prioritetet dhe planet strategjike për vitin 2026. Gjatë takimit u theksua rëndësia e fuqizimit të aktiviteteve kulturore, mbështetjes së rinisë dhe zhvillimit të sportit në nivel lokal, me fokus në projekte konkrete që rrisin pjesëmarrjen qytetare dhe promovojnë vlerat kulturore e sportive. Drejtoresha Miftari Mazreku kërkoi angazhim maksimal nga stafi, bashkëpunim institucional dhe transparencë në realizimin e projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm, me synimin që viti 2026 të jetë vit i sukseseve dhe rezultateve të prekshme për komunitetin. Në fund të takimit, u theksua se gjatë ditëve në vijim do të vizitohen të gjitha institucionet për kulturë, Rini dhe sport.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Para lapidarëve të dëshmorëve u përkulëm me krenari e dhimbje, duke kujtuar bijtë më të mirë të këtij vendi

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Nënkryetarin, z. Sami Cacaj …