Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Në komunikatë vlerësohet edhe kontributi në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. “Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal” thuhet në komunkatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Barazia gjuhësore dhe bashkëjetesa, çelësi i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut

Opinionisti Ethem Çeku ka reaguar mbi zhvillimet e fundit që lidhen me të drejtat gjuhësore …